Hera e shtatë në tre vite, Bullgaria mban zgjedhje të parakohshme më 27 tetor

Hera e shtatë në tre vite, Bullgaria mban zgjedhje të parakohshme më 27 tetor

12:39, 26/08/2024
A+ Aa A-

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 27 tetor.

Lajmi u dha sot nga presidenti i vendit Rumen Radev, duke i bërë këto zgjedhjet e shtata në vetëm 3 vite në Bullgari.

Edhe kësaj radhe arsyeja është mungesa e një kompromisi mes partive për të krijuar një koalicion qeverisës.

Radev tha se një qeveri e përkohshme nën Dimitar Glaftsev do të betohet në parlamentin e Bullgarisë nesër, të martën, për të udhëhequr vendin deri në daljen e rezultatit të zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco