Macron vizitë dyditore në Beograd me ftesë të Vuçiç/ Në fokus, bashkëpunimi në fushat e ekonomisë dhe energjisë

Macron vizitë dyditore në Beograd me ftesë të Vuçiç/ Në fokus, bashkëpunimi në fushat e ekonomisë dhe energjisë

17:15, 22/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore më 29 gusht në Serbi.

Qëllimi i kësaj vizite, sipas mediave në Beograd është thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, energjisë dhe kulturës, konfirmoi Presidenca e Serbisë, për Tanjug.

Të dy liderët do të diskutojnë gjithashtu çështje që lidhen me inteligjencën artificiale (AI), pasi Serbia do të marrë presidencën e Partneritetit Global për Inteligjencën Artificiale, dhe Franca është nmikpritëse e Samitit të AI ,që do të mbahet në Paris në korrik 2025.

Gjithashtu, Macron do ta shfrytëzojë vizitën për të riafirmuar mbështetjen e Francës për rrugën evropiane të Serbisë.

Macron vjen në Serbi me ftesë të presidentit, Aleksandar Vuçiç që siç njoftoi Tanjug, dialogu dhe bashkëpunimi mes Francës dhe Serbisë është forcuar më shumë, gjë që e dëshmoi edhe një herë vizita zyrtare e Presidentit Vuçiç në Francë, në prill të vitit 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco