E rëndë/ Burri gjen të vdekur gruan në banesë, në krahë mbante foshnjën e tyre 5 ditëshe

E rëndë/ Burri gjen të vdekur gruan në banesë, në krahë mbante foshnjën e tyre 5 ditëshe

19:24, 07/08/2024
A+ Aa A-

Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur në Greqi, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe. Siç raportohet viktima ishte bërë nënë për herë të dytë, dhe papritur ka ndërruar jetë, e ulur në divanin e shtëpisë me foshnjën e në dorë.

Pas telefonatave që nuk merrnin përgjigje, bashkëshorti i saj është kthyer në banesë dhe e ka gjetur pa jetë, e ndërsa foshnjën duke qarë. Gjithashtu ende nuk dihen arsyet se përse u shua papritur, por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë shkaqet. Paraprakisht, dyshohet se në momentin që është gjetur nga i shoqi, kishte rreth 6 orë që kishte ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco