Shmanget tragjedia/ Po udhëtonin me varkë në det, shpëtohen 75 emigrantë në Greqi

Shmanget tragjedia/ Po udhëtonin me varkë në det, shpëtohen 75 emigrantë në Greqi

18:04, 07/08/2024
A+ Aa A-

Rojet bregdetare greke thanë se kanë shpëtuar 75 emigrantë në një prej zonave në Detin Mesdhe ku vitin e kaluar u fundos një anije që po bartte qindra emigrantë. Sipas Rojeve bregdetare, emigrantët e shpëtuar po udhëtonin me një varkë afër qytetit Pilos dhe do të dërgohen në portin e Kalamatës. 

Gjithashtu autoritetet greke nuk treguan për kombësinë e emigrantëve të shpëtuar. Në qershor të vitit 2023, një varkë e stërmbushur me emigrantë, që besohet se ishte nisur nga Libia me më shumë se 750 njerëz në botë, u fundos në jugperëndim të Pilos.

Autoritetet thanë se 104 prej tyre u shpëtuan, ndërkaq 600 të tjerë konsiderohen se janë zhdukur.Dhjetëra të mbijetuar ngritën padi ndaj Rojeve bregdetare greke, duke pretenduar se ata reaguan pas disa orësh, pavarësisht paralajmërimeve që u kishte dërguar agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex dhe organizata joqeveritare, Alarm Phone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco