QMK raporton 5 zjarre aktive në orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

QMK raporton 5 zjarre aktive në orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

11:58, 05/08/2024
A+ Aa A-

Gjatë ditës së djeshme, siç informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), kanë ndodhur gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 21 janë shuar.

Zjarret aktive ka në:

Komuna Makedonski Brod: fshati Tazhevë – fshati Breznica – Qarkut drejt Jasenit;
Komuna Demir Hisar – Ohër: Mali Ilinska, fsh. Bazernik;
Komuna e Gjevgjelisë: fsh. Furka drejt Karavalias;
Komuna e Studeniçanit: fsh. Draçevicë – fsh. Crvena Voda, m.v Temna Buka;
Komuna Probishtip: fsh. Zelenigrad – fsh. Jamishte

Tre zjarret nën kontroll janë në: Kosel-Rasino-Openicë-Vapila, afër parkut me erë në Bogdanci dhe zjarri afër fshatit Latovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco