Mexhiti: po punojmë që të lirohet sa më shpejt ish-ushtari i UÇK

Mexhiti: po punojmë që të lirohet sa më shpejt ish-ushtari i UÇK

11:15, 27/07/2024
A+ Aa A-

Zyrtarë qeveritarë të Maqedonisë së Veriut, që përfaqësohet edhe nga shqiptarët, thanë se po punojnë çdo ditë për ta liruar ish-ushtarin e UÇK-së, të ndaluar sipas një fletarresti të Serbisë.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punohet çdo ditë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i ndaluar 10 ditë më parë në vendkalimin kufitar Glloboçicë-Jazhincë,

“Ne na vjen keq që ka ndodhur kjo mirëpo po punojmë çdo ditë pa pomozitet, larg mediave që të mer epilogun e drejtësisë dhe që të jetë I lirë sit ë gjithë tjerët”, tha Mexhiti, njofton Zhurnal.

Ai tha se ky nuk është rasti i parë i ndalimeve të tilla.

“Për të informuar opinionin sepse ka një tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin që ky është rasti i parë, ata që i njohin rrethanat e dine që ka qenë rasti Dugolli, rasti Morina dhe disa raste të tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI dhe ka ndodhur”, deklaroi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm serb Daçiç theksoi kërkesën e Beogradit zyrtar për ekstradimin e Ramadanit nga Maqedonia e Veriut, duke shtuar se autoritet serbe kanë një listë të gjatë të ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarreste ndërkombëtare, që sipas Serbisë, dyshohen për krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco