Tronditet Greqia! Aksidenti i rëndë i merr jetën 4 personave, mes tyre dy fëmijë

Tronditet Greqia! Aksidenti i rëndë i merr jetën 4 personave, mes tyre dy fëmijë

20:14, 26/07/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me 4 persona të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur në Mesini të Greqisë. Ndërsa bëhet me dije mes viktimave është një foshnjë vetëm 1 vjeçe dhe një 14 vjeçare.

Mediat greke shkruajnë aksidenti i trafikut në Mesini ka ndodhur në autostradën Pyrgos-Kyparissias , në lartësinë e Elias, kur një kamion që lëvizte në drejtim të Qiparisisë ka humbur kontrollin, është “palosur”, ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka tërhequr zvarrë tre makina e i ka shtypur ato.

Përplasja ka qenë aq e ashpër sa makinat janë kthyer në një masë pa formë dhe zjarrfikësve iu është dashur të presin çatitë e automjeteve për të nxjerrë 4 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Sipas informacioneve të deritanishme të vdekur janë një vajzë 13-vjeçare dhe një 50-vjeçar të cilët ndodheshin së bashku në njërën makinë dhe një vajzë 12-muajshe dhe një burrë 38-vjeçar në makinën tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco