Zjarr i madh në qendër të Athinës/ Persona të panjohur i vënë flakën makinës pa targa, dyshohet se

Zjarr i madh në qendër të Athinës/ Persona të panjohur i vënë flakën makinës pa targa, dyshohet se

15:45, 25/07/2024
A+ Aa A-

Një makinë u dogj plotësisht dhe një tjetër pësoi dëme të rënda gjatë një zjarrëvënie të qëllimshme në rrugën Dhelijani dhe Kordhatu në qendër të Athinës.

Sipas dëshmitarëve okularë, një automjet i markës Mercedes pa targa dhe i parkuar kundratabelë, iu vu flaka nga persona të pa njohur të cilët u larguan me shpejtësi në rrugicat e lagjes.

Zjarrëfikësit që mbërritën menjëherë në vend ngjarje u vunë në luftë me flakët të cilat u përhapën edhe në një godinë të braktisur  aty pranë.

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes por dyshohet se automjeti është i vjedhur dhe me gjasa do të përdorej për ndonjë akt kriminal.

Zona që ndodhi ngjarja është një pikë e nxehtë e kriminalitetit kryesisht e bandave shqiptare të krimit në kryeqytetin e vendit Athinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco