Vala e të nxehtit në Greqi, qeveria urdhëron kufizimin e punës në ambientet e jashtme

Vala e të nxehtit në Greqi, qeveria urdhëron kufizimin e punës në ambientet e jashtme

20:57, 16/07/2024
A+ Aa A-

Greqia ka urdhëruar disa biznese që të mos lejojnë punonjësit e tyre të kryejnë detyra fizike në ambientet e jashtme gjatë orëve të pasdites këtë javë, ndërsa vendi po përballet me në një tjetër valë të nxehti.

Ndërtuesit, shpërndarësit e ushqimit, korrierët dhe marinarët janë ndër ata që duhet të ndalojnë punën nga mesdita deri në orën 17:00 nga e marta deri të premten pasi termometri pritet të arrijë 42-43 Celsius në disa pjesë të Greqisë, tha ministria e punës.

Disa rajone të botës, nga Shtetet e Bashkuara në Indi, kanë vuajtur në mënyrë të ngjashme këtë verë nga nxehtësia ekstreme që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe zjarre.

Greqia ka parë vazhdimisht temperaturat e larta që pengojnë aktivitetet e përditshme që nga qershori dhe qindra zjarre kanë shpërthyer, të ndezura nga erërat e forta, pas dimrit më të ngrohtë të regjistruar që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike globale.

Me shumicën e Greqisë që sheh pak ose aspak shi në muaj, shumë nga ishujt e saj, të cilët tërheqin miliona turistë gjatë verës, po përballen gjithashtu me mungesën e ujit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco