Vuçiç në paranojë të plotë: Po e përdorin Ukrainën kundër nesh! Serbia po sulmohet, duan luftë...

Vuçiç në paranojë të plotë: Po e përdorin Ukrainën kundër nesh! Serbia po sulmohet, duan luftë...

20:54, 12/07/2024
A+ Aa A-

Aleksandër Vuçiç ka kaluar në paranojë të plotë. Presidenti i Serbisë, gjatë një konference në Beograd, prezantoi atë që e konsideroi një plan të mirëfilltë për sulm kundër vendit të tij.

Duke marrë rolin e një profesori, Vuçiç pretendoi pa fakte se vendet e rajonit po përpiqen të përdorin konfliktin në Ukrainë për një agresion përfundimtar ndaj Serbisë.

Pika e parë e planit të supozuar është “gjymtimi moral i Serbisë” që ka të bëjë me dënimin historik të krimeve dhe akuzat që Beogradi është vegël e Rusisë dhe po kërkon luftë.

Pika e dytë ka të bëjë me dobësimin ekonomik, përmes ngadalësimit të integrimeve europiane.

Vuçiç pretendon se pika e radhës është agresioni mediatik dhe hapi i katërt ka të bëjë me një dëshirë të përbashkët mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës për konflikt, që në fund sipas tij, të ndërhyjë NATO dhe të sjellë fundin e Serbisë.

“Vetëm një Serbi e poshtëruar, e shkatërruar ekonomikisht dhe e rrënuar, e fragmentuar politikisht, me territore të ndara, të vjedhura, mund të jenë një Serbi e mirëpritur. Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë mund të dëgjonit se Serbia po përgatitet për konflikte të reja luftarake, se po armatoset dhe se është vetëm çështje kohe kur presidenti rus Putin do t'i japë një urdhër zëvendësit të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiç, për të vepruar.”

Këtë deklaratë e bëri në reagim ndaj kryetarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviç, i cili në ditën përkujtimore të Srebrenicës akuzoi Beogradin se po cënon sigurinë rajonale me projektet e Serbisë së Madhe.

Vuçiç akuzon faktorin ndërkombëtar se po kërkojnë ta shndërrojnë Kosovën nga një rast i paligjshëm në diçka të ligjshme, siç pretendon ai, për interesat e tyre.

“Duan vetëm që situata në Kosovë të rivalidohet nga e paligjshme në legale, në mënyrë që të fajësojnë rusët për atë që po bëjnë sot”, nënvizoi presidenti serb./ A2/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco