Aksidentohet me makinë, ministri shqiptar

Aksidentohet me makinë, ministri shqiptar

09:58, 10/07/2024
A+ Aa A-

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Popujve Pakicë në Mal të Zi, Fatmir Gjeka ka pësuar një aksident ne aksin rrugorë Tivar - Ulqin.

Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 17:00.

Ministri Gjeka është dërguar për kontroll në Urgjencën e Ulqinit, pasi ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas policisë, ai ka qenë duke udhëtuar me makinën zyrtare PG-CG-029, kur është përplasur me një makinë me targa të huaja.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, ministri dyshohet se ka parakaluar kolonën e automjeteve.

Grupet hetimore po vijojnë ende gjurmimet në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco