Arratiset nga burgu Marko Roshiç, i dënuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviçit

Arratiset nga burgu Marko Roshiç, i dënuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviçit

14:53, 09/07/2024
A+ Aa A-
Marko Roshiç, një nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, është arratisur.

Lajmi për Radion Evropa e Lirë u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se më 28 qershor, Policia pranoi aktvendimin për paraburgimin e Roshiqit dhe që atëherë është në kërkim të tij.

Po atë ditë, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin për rastin e vrasjes së Ivanoviçit. Roshiq, Nedelko Spasojeviç, Dragisha Markoviç dhe Zharko Jovanoviç u dënuan në total me 22 vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa Sillvana Arsoviq u lirua nga akuzat.

Asnjë nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në gjykatore kur u shpall aktgjykimi.

Roshiç, qytetar i Mitrovicës së Veriut, u dënua me dhjetë vjet burg për veprën penale të pjesëmarrjes në një grup të organizuar kriminal që organizoi një vrasje dhe me gjobë në vlerë 10.000 euro.

Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco