'Bayraktar-ët shqiptarë u ngritën mbi Gjakovë për të na spiunuar', Vuçiç: Duhet të forcojmë ushtrinë

'Bayraktar-ët shqiptarë u ngritën mbi Gjakovë për të na spiunuar', Vuçiç: Duhet të forcojmë ushtrinë

12:03, 03/07/2024
A+ Aa A-

“Serbia dëshiron paqen, por për të ruajtur paqen, ne duhet të kemi një ushtri mjaft të fortë për të penguar çdo armik të mundshëm”. Ky ishte mesazhi mobilizuese i Aleksandër Vuçiç, pak pasi përfundoi mbledhjen e zgjeruar të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë në kazermën “Banjica 2” në Beograd.

Takimi është mbajtur për të analizuar të gjitha mangësitë dhe çfarë duhet korrigjuar nga ushtria serbe teksa analizohen kërcënimet e sigurisë dhe situata në rajon. Vuçiç tha se forca të mëdha janë grumbulluar në rajon dhe vendosi theksin te numri i madh i trupave të NATO-s në Kosovë, që ka arritur në 4534.

Për këtë arsye Presidenti serb kërkoi përkthimin e investimeve nga buxheti i shtetit në një ushtri më të fortë dhe të gatshme për t’u përballur me armiqtë.

“Do të duhet të ndryshojmë shumë nga zakonet tona, do të duhet të punojmë më shumë, fabrikat tona janë industri të dedikuara dhe jo angazhime politike. Do të duhet të rrisim më tej fuqinë punëtore në ushtri, në pozitat e atyre që mund të mbajnë pushkë dhe të ndihmojnë vendin. Ne investojmë shumë para. Shteti i Serbisë investon të ardhura shumë të konsiderueshme, shumë para dhe ne jemi në kërkim të nivelit më të lartë të gatishmërisë, moralit dhe stërvitjes për mbrojtjen e mundshme të vendit dhe për parandalimin e përgjithshëm të agresorëve. Serbia dëshiron paqen, por për të ruajtur paqen, ne duhet të kemi një ushtri mjaft të fortë për të penguar çdo armik të mundshëm”, tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç pretendoi se dronët Bayraktar që Shqipëria i ka blerë nga Turqia dhe që janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovës, janë ngritur në ajër për të spiunuar veprimtarinë e ushtrisë serbë në kufirin me Kosovën.

“Janë intensifikuar aksionet e avionëve me pilot dhe pa pilot në rajon, por edhe dronët me qëllime zbulimi, pa kaluar kufijtë e Republikës së Serbisë. Ngritjen e “Bajraktarëve” shqiptarë nga drejtimi i Gjakovës e kemi vërejtur më 5 dhe 20 qershor në lartësinë 5800 metra me qëllimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe. Gjithashtu, aeroplanët suedezë dhe gjermanë po filmonin jo nga territori që është nën kontrollin e ushtrisë serbe, por nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e Serbisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco