Greqi - Tronditëse/ 12-vjeçari arrestohet për abuzim seksual me një 9-vjeçare

Greqi - Tronditëse/ 12-vjeçari arrestohet për abuzim seksual me një 9-vjeçare

11:13, 03/07/2024
A+ Aa A-

Një 12-vjeçar është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me një 9-vjeçare në Diavata të Selanikut, Greqi.

Denoncimi është bërë nga gjyshi i të miturës.

Mediat greke shkruajnë se 12-vjeçari po mbahet dhe pritet të dërgohet në prokurorinë kompetente, pasi akuzohet për veprat e dhunimit dhe akteve seksuale me viktimë të mitur nën 10 vjeç.

Prindërit e tij u arrestuan gjithashtu për neglizhencë për të mbikëqyrur një të mitur.

Në të njëjtën kohë, 9-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Hipokratit për t’u ekzaminuar dhe përpiluar aktin mjeko-ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco