Atentat në Athinë/ Vritet një biznesmen grek në makinën e tij në Psikiko

Atentat në Athinë/ Vritet një biznesmen grek në makinën e tij në Psikiko

08:57, 02/07/2024
A+ Aa A-

Policia është vënë në alarm mëngjesin e së martës, për një incident me armë zjarri të ndodhur në Psikiko . Sipas informacioneve, një person ka mbetur i vrarë teksa ndodhej brenda makinës së tij.

Sulmuesi duket se ka kaluar pranë automjetit - një makinë BMW ngjyrë gri -, ndërsa ishte në një motoçikletë, hapi zjarr dhe më pas u largua me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e 25 marsit me Kretën, në zonën e Psychikos, rreth orës 8:30. Në vendngjarje policia ka gjetur tetë gëzhoja të një arme zjarri.

Sipas informacioneve ekskluzive të " Zuglas ", viktima është vrarë jashtë një biznesi, të cilin e kishte në pronësi të përbashkët me një person tjetër, të quajtur "SKS SURVEY OE - TH. KECHROLOGOS - P. STATHIS OE", i specializuar në " inxhinieri dhe konsulencë teknike të ngjashme. Viktima është P.X.S.

Makina në të cilën lëvizte viktima duket se i përket partnerit të tij dhe ai e kishte marrë hua për arsye të panjohura. Vrasja është cilësuar mafioze nga EL.AS., e cila nuk përjashton që objektivi të ketë qenë bashkëpunëtori dhe jo viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco