Maqedoni/ Presidentja shkarkon Musliun nga drejtimi i Agjencisë së Zbulimit

Maqedoni/ Presidentja shkarkon Musliun nga drejtimi i Agjencisë së Zbulimit

21:14, 28/06/2024
A+ Aa A-

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka shkarkuar Erolld Musliun nga posti i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, i cili ishte duke shërbyer në mandatin e dytë.

Në vend të Musliut është emëruar Gabriela Jakovleva, e cila, sipas njoftimit të Presidencës maqedonase, vjen nga radhët e agjencisë.

“Është e qartë se presidentja u dorëzua para presionit të partisë”, u përgjigj ish-shefi i inteligjencës maqedonase, Erolld Musliu, përmes një reagimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco