Vdes i burgosuri në Idrizovë/ Prokuroria nis hetimet

Vdes i burgosuri në Idrizovë/ Prokuroria nis hetimet

18:13, 25/06/2024
A+ Aa A-
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. I dyshuari, i dënuar me burg në Burgun e Idrizovës, më 31 maj ka lënduar rëndë një të dënuar tjetër.  Ai e ka sulmuar fizikisht në burg me grushte dhe shkelma dhe viktima ka ndërruar jetë më 22 qershor nga plagët e rënda që ka marrë, raporton Alsat M. “Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari do ta pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe ekziston rreziku që ta përsërisë veprën penale, prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga Prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco