Kurti-Vuçiç në Bruksel, Konjufca: Nuk pres diçka të rëndësishme nga takimi, Asociacioni s'është në rendin e ditës për ne

Kurti-Vuçiç në Bruksel, Konjufca: Nuk pres diçka të rëndësishme nga takimi, Asociacioni s'është në rendin e ditës për ne

16:43, 24/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për takimin e së mërkurës midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç duke thënë se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky ballafaqim.

Në një prononcim për media Konjufca ka theksuar se për Kosovën çështja e Asociacionit nuk është në rend të ditës, por zbatimi i Marrëveshjes Bazë nga Serbia.

“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë Marrëveshjen Bazike. Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, ka thënë Konjufca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco