Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re, Mickoski kryeministër

Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re, Mickoski kryeministër

07:00, 24/06/2024
A+ Aa A-

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, votoi qeverinë e re me 77 vota për dhe 22 kundër. Kryeministër i shtetit zgjidhet Hristijan Mickoski nga koalicioni qeveritar i përbërë nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM.

Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian që drejtohet nga shqiptarët, e braktisi seancën pak para përfundimit të saj, njoftonn RTKlive.

Blerim Bejeti, koordinator i Grupit Parlamentar të Frontit, tha se nuk do të votojnë për qeverinë e re sepse, sipas tij, nuk ka legjitimitet nga komunitetet etnike.

Kujtojmë se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për qeverinë e re ka vazhduar për dy ditë radhazi.

"Lamtumirë regjim, mirë se erdhe ndryshim, është koha të kalojmë në veprim, erdhi dita për ndëshkim. Të dashur qytetarë dhe të nderuar shqiptarë, ne jemi këtu si pjesë e koalicionit për t’ju garantuar se shqiptarët këtë radhë do të përfaqësohen denjësisht në koalicionin VLEN-VMRO-ZNAM”, ka thënë Adnan Azizi, deputet i koalicionit VLEN.

"Fituesit ashtu siç mundoni të gënjeni ju, nuk ankohen se kanë qenë zgjedhjet e këqija. Ministër i Punëve të Brendshme ka qen kuadër i VMRO-DPMNE-së, Pançe Toshkovski dhe gjithë than se zgjedhjet kanë qenë të rregullta dhe demokratike. Si përfaqësues i koalicionin “Mozheme” flisni apo si?”, deklaroi ndërkaq Blerim Bexheti, deputet i koalicionit "Fronti Evropian".

Hristijan Mickoski bëhet kryeministri i 13-të me radhë i Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësimi i këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco