Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Aksident në Selanik/ Ndërron jetë një shtetase shqiptare

Aksident në Selanik/ Ndërron jetë një shtetase shqiptare

16:31, 21/06/2024
A+ Aa A-

Një shtetase e RMV-së 30-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa tre vajza tjera janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Ignacia, jashtë Nicelit pranë Selanikut.Sipas informacioneve në faqen Veriotis.gr, një 30-vjeçare ka humbur jetën, dy nga pasagjeret e saj janë dërguar në spitalin e Verisë dhe e treta në Selanik.Sipas mediave greke, në spitalin e Verisë janë transferuar një 27-vjeçare në gjendje të rëndë, e cila po i nënshtrohet një operacioni dhe një 25-vjeçare, jeta e së cilës ndodhet jashtë rrezikut.

Gjithashtu, gruaja e katërt nga automjeti i parë në të cilin ndodheshin shtetaset e RMV-së, është intubuar nga ekipet e shpëtimit të EKAB-it në vendin e aksidentit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Selanikut, pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Një 74-vjeçar, drejtuesi i makinës së dytë, është transportuar me plagë të lehta në spitalin e Verijës.

Jozyrtarisht mësohet se gratë e lënduara janë nga Manastiri të cilat po udhëtonin për në Selanik. Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur pesë kilometra pas daljes së Niselit në drejtim të Selanikut kur dy automjete janë përplasur. Për të nxjerrë vajzat nga automjeti është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të cilët prenë dyert për t’i nxjerrë jashtë. Qarkullimi është ndërprerë derisa të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë dhe automjetet janë zhvendosur në anë të rrugës. / BalkanWeb-Syri.Net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco