‘Vëllazëria’ shqiptaro-kroate çmend Beogradin, Serbia kërcënon se do braktisë Europianin

‘Vëllazëria’ shqiptaro-kroate çmend Beogradin, Serbia kërcënon se do braktisë Europianin

09:30, 20/06/2024
A+ Aa A-

 ‘Vëllazëria’ shqiptaro-kroate çmend Beogradin,

‘Vëllazërinë’ shqiptaro-kroate që u shënjua në Hamburg, në prag dhe gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, nuk e kanë pritur aspak mirë në Beograd.

Serbia përmes sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Jovan Surbatoviç ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve.

Për thirrjet e tifozëve, Surbatoviç kërkon që UEFA të dënojë të dyja kombëtaret ose sipas tij Serbia do të braktisë Europianin.

 ‘Ne në Serbi jemi zotërinj, le t'i brohorasin tifozët lojtarët e tyre. Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit. Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian . Nëse UEFA nuk do t'i ndëshkojë në mënyrë drastike ata që kënduan, ne nuk duam të jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion’, tha ai për RTS.

 ‘Kërcënimi’ i Surbatoviç vjen pak orë para se Serbia të zbresë në fushën e ‘Allianz Arena’ kundër Sllovenisë, për ndeshjen e dytë në grupin C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco