Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Tensione në Maqedoninë e Veriut, Analisti: Shkupi tradhtoi shqiptarët

Tensione në Maqedoninë e Veriut, Analisti: Shkupi tradhtoi shqiptarët

12:27, 18/06/2024
A+ Aa A-

Analisti Seladin Xhezairi, i ftuar në Euronews Albania shprehu skepticizmin e tij për sa i përket zgjedhjes së një zëvendës kryeministri serb ne Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se megjithëse deri tani blloku politik shqiptarë nuk ka pakënaqësi, zgjedhja do të krijojë sfida në politikë dhe se Stojkoviç ka dallimeve politikisht të kundërta për të cilët shqiptarët janë të ndjeshëm.

“Deri tani nga blloku politik shqiptar, që krijon shumicën parlamentare, nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi për caktimin e një zv/ kryeministri serb në qeveri. Ky është një sinjal i keq për shkak të dallimeve politikisht të kundërta për të cilët shqiptarët janë të ndjeshëm, kur vjen fjala e liderëve serb për çështjen e Kosovës, gjenocidin serb, rezolutën që u pranua dhe ishte pikërisht Stojkoviç  i cili nuk kurseu breshërinë e akuzave ndaj vendimit të krye diplomatit në largim Bujar Osmani se Maqedonia e Veriut të jetë sponsorizuese e kësaj rezolute. Prandaj pres që ku koalicion jo parimorë për çështje tepër të ndjeshme do te përballet me sfida” tha Xhezairi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco