Serbia dhe SHBA zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake, zbardhen detajet

Serbia dhe SHBA zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake, zbardhen detajet

10:45, 11/06/2024
A+ Aa A-

Serbia dhe SHBA do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake, duke sjellë një marrëdhënie të re mes dy vendeve.

Stërvitja taktike ndërkombëtare “Platinum Wolf 24” e organizuar nga Forcat e Armatosura të Serbisë dhe Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara do të zhvillohet nga data 10 deri më 21 qershor në bazën “Jug” dhe në terrenin stërvitor “Borovac”. njoftoi Ministria e Mbrojtjes serbe.

Qëllimi i stërvitjes është të përmirësojë ndërveprimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të forcave të armatosura të vendeve partnere gjatë ekzekutimit të një operacioni të mbështetjes së paqes në një mjedis shumëkombësh.

Më shumë se 200 pjesëmarrës të stërvitjes do të praktikojnë taktikat, teknikat dhe procedurat që zbatohen gjatë përfshirjes në operacione paqeje, me theks në përdorimin e armëve jovdekjeprurëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco