Vrau mbesën 11-vjeçare/ Autori: Tentova ta përdhunoj, ajo më kërcënoi

Vrau mbesën 11-vjeçare/ Autori: Tentova ta përdhunoj, ajo më kërcënoi

10:20, 11/06/2024
A+ Aa A-

Mediat greke kanë publikuar dëshminë tronditëse të dajës që vrau 11-vjeçaren në Ilia të Greqisë.

Ai ka pranuar në polici se donte të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, por ajo nuk pranoi dhe i tha se do i tregonte prindërve. Autori e ka sulmuar menjëherë me kaçavidë dhe e ka vrarë duke i shkaktuar lëndime në gjoks dhe mbrapa.

“E çova në fushë dhe e vrava”, ishin fjalët e tij të para në polici, ku më pas u zbulua dhe dinamika e ngjarjes.

Disa burime, duke folur për protothema.gr , raportuan se fëmija kishte plagë mbrojtëse në duar. Ndaj, konstatohet se autori e ka sulmuar 11-vjeçaren dhe ajo ka tentuar të mbrohet në çdo mënyrë që ka mundur, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë. Pas vrasjes, 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.

Pas kësaj, ai u kthye në shtëpinë e tij dhe shkoi në shtrat sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë dhe filloi të sillej si i shqetësuar për fatin e mbesës së tij.

Sipas medias greke protothema.gr, autori ra në gjurmët e policisë, pasi u pa një video duke marrë në makinë vajzën, e cila sapo kishte dalë nga shtëpia.

Në vitin 2017, ai është arrestuar dhe dënuar për përdhunim ndaj një të miture, por nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur që të qëndrojë i lirë me kusht deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco