Dëshmia tronditëse e nënës së 11-vjeçares që u vra nga daja: Kishte kancer, i lau makinën para se...

Dëshmia tronditëse e nënës së 11-vjeçares që u vra nga daja: Kishte kancer, i lau makinën para se...

09:37, 11/06/2024
A+ Aa A-

Dëshmia e nënës së vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja e saj në Ilia të Greqisë, është mjaft prekëse dhe tronditëse.

Sipas mediave greke, nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj.

Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.

Dyshohet se 37-vjeçari e ka vrarë mbesën e tij 11-vjeçare, pasi ajo i bëri rezistencë pasi tentoi ta përdhunonte.

Mediat greke shkruajnë se e mitura ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, por dje i është gjetur trupi. Sipas raportimeve thuhet se autori e ka goditur në qafë me kaçavidë pasi kuptoi që e mitura mund t’u tregonte prindërve për ngjarjen.

Ndërkohë rezulton se autori ka qenë në liri me kusht, pasi akuzohet edhe për përdhunimin e një vajze 14 vjeçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco