Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

22:18, 01/05/2024
A+ Aa A-

Pesë personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh si të dyshuar në rastin e plagosjes së katër personave, që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Lupç të Podujevës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë se ndalimi prej 48 orësh iu është caktuar nga Prokurori i Shtetit.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin prej 48 orësh pesë personave të dyshuar në rastin e plagosjes së katër personave në Lupç të Podujevës, për shkak të veprës penale ‘Vrasja në tentativë’”, ka thënë Ulaj.

Sipas zëdhënëses, personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia.

Ndryshe, katër perona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre me armë zjarri dhe një me thikë, si pasojë e një konflikti të armatosur që ka ndodhur pasditen e sotme në Lupç të Podujevës.

Një 50 vjeçar, që është në mesin e katër të plagosurve me armë zjarri në Lupç të Podujevë, është në rrezik për jetë, ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku.

“Kanë mbërri katër raste. Trajtimi ka zgjatur deri tani. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, dy më të lehtë. Ata mund të lëshohen. Ata kanë plagë shpuese dhe trajtimi është duke vazhduar. Njëri do të futet në sallë të operimit. Për momentin njëri prej tyre mund të themi se është në rrezik për jetë. Të tjerët jo”, ka deklaruar Çitaku.

Sipas burimeve të KosovaPressit të plagosurit janë disa anëtarë të familjeve Hoxha dhe Menxhiqi.

Pasditen e së mërkurës, katër persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre me armë zjarri dhe një me thikë, si pasojë e një konflikti të armatosur në Lupç të Podujevës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco