Dalin detaje tronditëse për tragetin e linjës Greqi-Itali që u shkrumbuar nga zjarri

Dalin detaje tronditëse për tragetin e linjës Greqi-Itali që u shkrumbuar nga zjarri

09:20, 23/02/2022
A+ Aa A-

Një shofer i cili punon në një kompani transporti që operon në Greqi dhe Itali, me një flotë prej 30 kamionësh është ankuar përmes avokatit të tij  z.Michalis Markoulakou (përfaqësues i kompanisë së transportit), për kushtet e mjerueshme të higjienës që mbizotëronin brenda tragetit që u shkrumbua nga zjarri ditë më parë.

Sipas ankesës, drejtuesit e kompanisë së transportit në fjalë u kërkuan punëdhënësve të tyre që të ndalonin itinerarin e caktuar me anijen Euroferry Olympia që nisej çdo të enjte nga Igumenica. 

Madje njëri prej tyre treegoi edhe foto ku i gjithë trupi duket se është kafshuar nga pleshtat, madje prania e tyre në anije ishte një nga arsyet pse shumë shoferë preferonin të flinin në kabinat e kamionëve dhe jo në kabinat e pista të Euroferrit.

Image

Sipas avokatit të kompanisë së transportit, Michalis Markulakos, “kushtet higjienike në anijen Euroferry ishin të papranueshme deri në atë masë sa drejtuesit e kishin quajtur “kopsht zoologjik”.

 Shumë kompani transporti zgjodhën të mos dërgonin kamionët e tyre në këtë anije të veçantë, sepse drejtuesit e tyre refuzuan të udhëtonin në këto kushte.

Vetë shoferët kishin frikë se duke qenë se anija dukej kaq e lënë pas dore, sigurisht që do të kishte mangësi serioze në pajisjet e saj mekanike / elektrike dhe të tjera të sigurisë. 

'Ne jemi në pritje të dokumenteve mbështetëse nga autoritetet italiane që do të vërtetojnë gjendjen reale të anijes Euroferry' shprehet avokati Markulakos. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco