Shkrumbohet nga zjarri trageti i linjës Greqi-Itali, tymi mbulon dhe një pjesë të Shqipërisë

Shkrumbohet nga zjarri trageti i linjës Greqi-Itali, tymi mbulon dhe një pjesë të Shqipërisë

07:28, 18/02/2022
A+ Aa A-

Trageti i pasagjerëve i grupit Euroferry Olympia është djegur plotësisht por 237 pasagjerët dhe 51 anëtarët e ekuipazhit arritën të largoheshin në kohë me varkat e shpëtimit.

Zjarri ka rënë pak pas nisjes së tij nga porti i Igumenicës  në orët e para të së premtes, në Ereikousa.

Në orën 4.30 të mëngjesit ka rënë alarmi në anije dhe procesi i evakuimit ka nisur menjëherë. 

Të gjithë pasagjerët janë larguan nga anija me varka shpëtimi dhe më pas janë marë nga anijet lundruese. 

Sipas informacioneve të transmetuara nga media greke  ERT, ka një pjesëtar të plagosur të ekuipazhit.

 Për fat të mirë moti ishte shumë i mirë dhe kështu operacioni i shpëtimit shkoi pa probleme. 

Pasagjerët janë transportuar drejt Korfuzit.

Euroferry Olympia, që lundronte nën flamurin italian, ishte nisur për në Brindizi dhe po lundronte në verilindje të ishullit Ereikousa.

 Sipas informacioneve të para të media greke protothema.gr, zjarri ka nisur nga garazhi, ndoshta nga një kamion frigorifer.

Një nga pasagjerë që foli po për mediat greke është: 'Na zgjuan në orën 4:30. Zjarri nga ajo që pamë ka ardhur nga garazhet”. 

 I njëjti person shprehu shqetësimin se mund të ketë shoferë kamionësh që flenë në kamionët e tyre në garazhet e anijes.

Sipas zv.ministrit të anijeve z. Katsafados , i cili foli për SKAI-n, pozitive është se ka kushte të mira atmosferike që lehtësojnë punën e shpëtimtarëve. 

Banorët e Korfuzit dëgjuan shpërthime

Foto e marrë nga Korfuzi tregojnë qartë anijen dhe tymin e dendur që del.

Dimitris Koskinas, banor i Korfuzit, ka përshkruar për SKAI-n se tymi i zi ka mbuluar një zonë të madhe të Shqipërisë dhe Korfuzit, megjithatë flakët nuk duken më dhe konstaton se zjarri është shuar.

"Dëgjuam shpërthime para se të shihnim tymin" tha z. Koskinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco