Mashtrim për bombë në Selanik

Mashtrim për bombë në Selanik

08:27, 02/02/2022
A+ Aa A-

Policia greke u vu në alarm të martën dhe dyqanet u evakuuan pasi zona qendrore e sheshit Aristotelous në qytetin port të Selanikut u rrethua nga oficerët e ligjit të njoftuar për një kërcënim bombe.

Sipas raportimeve, një faqe interneti vendore mori një telefonatë anonime ku iu tha se një bombë do të shpërthente pak para orës 16:00 në kryqëzimin e rrugëve Komninon dhe Mitropoleos, vetëm një bllok larg Sheshit Aristotelous.

Një ekip për asgjësimin e bombave si dhe një qen i trajnuar posaçërisht mbërriti në zonë, por nuk u gjet asnjë bombë apo mjet shpërthyes dhe autoritetet policore greke deklaruan se telefonata kishte qënë një mashtrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco