Regjistrohen 24 308 raste të reja me coronavirus dhe 103 vdekje në Greqi

Regjistrohen 24 308 raste të reja me coronavirus dhe 103 vdekje në Greqi

17:28, 01/02/2022
A+ Aa A-

Autoritetet në Greqi kanë bërë të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të  regjistruar në 24 orët e fundit janë 24 308 , nga të cilët 65 janë zbuluar pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1 965 719. Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 563.

Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 444 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 119 janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 4 048 pacientë janë larguar nga spitalet. Pranimi i pacientëve të rinj me Covid-19 në spitalet e territorit është 454.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 103, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 23 608 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco