Përleshje e përgjakshme në Greqi mes tifozëve, një 19 vjeçar i vdekur

Përleshje e përgjakshme në Greqi mes tifozëve, një 19 vjeçar i vdekur

07:34, 01/02/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Selanik.

Sipas mediave greke tre të rinjtë po lëviznin në rrugë kur janë sulmuar nga autorët të cilët më pas janë larguar.

Nga përplasja mes grupeve një 19 vjeçar ka mbetur i vrarë ndërsa dy të rinj të tjerë kanë marrë plagë të rënda dhe po trajtohen në spitalin Papanikolaou.

Sipas informacioneve të GRTimes.gr në përleshjen e përgjakshme kanë marrë pjesë 30 persona .

Deri më tani janë marrë të paktën 15 të dyshuar dhe po hetohet për përfshirjen e tyre të mundshme në këtë incident.

Hetimet po kryhen nga Sigurimi i Selanikut.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco