Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Tragjedia në Bullgari/ Ministria e Ekonomisë i heq lincesën 'Besa Travel'

Tragjedia në Bullgari/ Ministria e Ekonomisë i heq lincesën 'Besa Travel'

14:42, 12/01/2022
A+ Aa A-

Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë së Veriut i ka hequr sot licencën agjencisë së udhëtimeve “Besa Travel”.

Lajmi e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

''Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH BESA TRANS BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA TRAVEL me adresë në rr. Stiv Naumov nr.2/2-3 Shkup, ku është konstatuar se nuk kryen veprimtari, gjegjësisht nuk punon.

Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar sipas kërkesës sonë, ka dorëzuar Njoftimin nr. 26-09-51 nga data 11.01.2021 me të clin informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, pastaj si Ministër i Ekonomisë kam marrë vendim për heqjen e licencës.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë”, ka shkruar ministri Bekteshi.

Kujtojmë që me këtë agjenci turistike udhëtonin 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që po ktheheshin nga Stambolli të cilët u dogjën pasi autobusi ku ata ndodheshin u përfshi në flakë në afërsi të Sofjes, Bullgari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco