Greqi/ 36 mijë raste të reja dhe 65 viktima nga Covid

Greqi/ 36 mijë raste të reja dhe 65 viktima nga Covid

18:20, 08/01/2022
A+ Aa A-

Autoritetet lokale raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 37 mijë raste të reja me koronavirus, ku mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë prej variantit “Omicron”.

E gjithë Greqia është kthyer në një zonë të kuqe tashmë, ndërsa spikat Atika me gati 40% të numrit të rasteve të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 65 persona, ndërsa 634 janë të intubuar duke rritur kështu mundësinë për më shumë të vdekur gjatë ditëve në vijim.

E gjithë bota është tashmë në alarm prej “Omicron” pasi ky variant ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme rastet e reja me koronavirus duke bërë që globi të kapë mbi 1.5 milion të prekur brenda 24 orëve. Megjithatë duhet theksuar se numri mesatar të jetëve të humbura është më i ulët për rastet me “Omicron” krahasuar me variantet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco