Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Babis sërish në skenë! Përveç Caroline, ai dyshohet të ketë vrarë edhe…

Babis sërish në skenë! Përveç Caroline, ai dyshohet të ketë vrarë edhe…

13:30, 07/01/2022
A+ Aa A-

Babis Anagnostopoulos,piloti 32-vjeçar i cili vrau gruan e tij britanike Caroline Crouch, përveç saj, natën e krimit ai ka vrarë edhe qenin për ta bërë më të besueshme skemën se në banesën e tyre ishin futur grabitësit.

Mediat e huaja raportojnë se shoqata për mbrojtjen e kafshëve ngriti një padi kundër Babis Anagnostopoulos për vrasjen e qenit “Roxy”.

Herë pas herë hetuesit vijojnë që të hedhin dritë mbi krimin e rëndë në Glyka Nera dhe këtë herë një krim tjetër është zbuluar brenda asaj nate.

Carolina tetë muaj para vrasjes kishte shkuar në shoqatën për mbrojtjen e kafshëve dhe kishte kërkuar një qen për të rritur bashkë me foshnjën e saj.

Qeni ‘Roxy” u vra nga Babis po atë natë për ta bërë më të besueshme skemën se në banesën e tyre ishin futur grabitësit.

Babis Anagnostopulos u arrestua një muaj mbrapa, pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco