Biznesmeni grek zhduket në rrethana misterioze

Biznesmeni grek zhduket në rrethana misterioze

10:42, 29/12/2021
A+ Aa A-

Një mobilizim i madh i policisë greke po vijon për gjetjen e biznesmenit George Kyparissis, i cili sipas medieve helene është zhdukur në rrethana të panjohura.

Biznesmeni i cili është aktiv në fushën e makinave rezervë dhe mirëmban dyqane në Menidi dhe Efkarpia të Selanikut ishte në një taverne mbrëmjen e djeshme kur rreth orës 01:00 të mëngjesit duke u kthyer në shtëpinë e tij, u zhduk në rrethana të panjohura.

Zhdukja e tij u raportua nga një shok i tij, i cili tha se teksa fliste në telefon e kishte dëgjuar duke bërtitur për ndihmë. 

Nga hetimet u identifikuan dy makina të djegura, jashtë vendbanimit “Finikas” në Spatë, të cilat ndoshta janë përdorur nga rrëmbyesit e dyshuar të biznesmenit dhe më pas janë braktisur për të zhdukur gjurmët.

Hetimet për gjetjen e tij janë duke u zhvilluar, ndërkohë që gruaja dhe vëllai i tij kanë dhënë tashmë një deklaratë pranë autoriteteve.

Gjithashtu më 7 gusht 2020, vëllai i biznesmenit kishte rënë viktimë e grabitësve, të cilët hynë në punishten që ai mban në Menidi dhe e qëlluan në këmbë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco