Greqi/ Mitsotakis refuzon testin e shpejtë të detyrueshëm, ja çfarë ka vendosur për festat e fundvitit

Greqi/ Mitsotakis refuzon testin e shpejtë të detyrueshëm, ja çfarë ka vendosur për festat e fundvitit

11:31, 21/12/2021
A+ Aa A-

Kyriakos Mitsotakis nuk ka pranuar sugjerimet e ekspertëve për kryerjen e një testi të shpejtë në natën e ndërrimit të viteve për të vaksinuarit që do të vizitonin restorantet.

‘E kam refezuar sugjerimet për testim të shpejtë të detyrueshëm. Në vend që t’u imponoj të gjithëve diçka, zgjodha t’u besoj të gjithëve” është shprehur kryeministri grek , Kyriakos Mitsotakis gjatë mbledhjes në kabinetin qeveritar duke shtuar:

“Dhe pikërisht për këtë, shteti do të sigurojë dy teste vetjake për COVID-19 për të gjithë popullatën. Duke rekomanduar që e para të përdoret gjatë festave dhe e dyta menjëherë pas Vitit të Ri. Dhe kërkoj nga bashkëqytetarët tanë që t’i përdorin, sidomos para tubimeve masive festive”.

Në mbledhjen e kabinetit  kryeministri grek në fjalën e tij hyrëse thekson se situata me mutacionin “Omicron” krijon të dhëna të reja dhe është e rëndësishme që gjatë festave të fundvitit të ketë testime të shtuara si dhe kontrolle të rrepta.

Ndër të tjera, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se “pushimet më të mira janë festat e sigurta” dhe se për momentin nuk ka nevojë të zbatohen masa të reja por të respektojmë me besnikëri ato ekzistuese.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi rëndësinë e kryerjes së shumë vetë-testeve nga të gjithë gjatë sezonit të festave.

Në përgjithësi, për sa i përket strategjisë së qeverisë greke për përballimin e mutacionit “Omicron”, kryeministri grek tha se gjithçka do të varet nga rrjedha e të dhënave epidemiologjike në javët e para të 2022.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco