Gjashtë viktima dhe 127 infektime me COVID në Maqedoni të Veriut

Gjashtë viktima dhe 127 infektime me COVID në Maqedoni të Veriut

15:21, 20/12/2021
A+ Aa A-

127 raste të reja me COVID janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga 1.766 teste të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 90 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Si pasojë e komplikimeve nga Covid, betejën me COVID e kanë humbur 6 persona.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 261 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar gjithsej 221.441 raste, prej të cilëve 208.209 janë shëruar, kurse 7.825 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 5.377 raste aktive me Covid-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco