Greqi, Ministri i Shëndetësisë përjashton bllokimin e përgjithshëm, por jo kufizimet e tjera

Greqi, Ministri i Shëndetësisë përjashton bllokimin e përgjithshëm, por jo kufizimet e tjera

08:01, 20/12/2021
A+ Aa A-

Athinë -  Ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris të dielën përjashtoi mundësinë e një bllokim të ri të përgjithshëm në vend, por deklaroi se qeveria do të zbatojë çdo masë të nevojshme, përpara përhapjes së parashikuar të variantit të koronavirusit Omicron.

“Qasja jonë aktuale është që masat duhet të drejtohen kryesisht ndaj të pavaksinuarve. Ne po përpiqemi t'i përmbahemi kësaj qasjeje”, tha ministri gjatë një interviste për kanalin MEGA, duke nënvizuar edhe rëndësinë kritike të rritjes së shkallës së vaksinimit.

Ministri zbuloi gjithashtu se varianti Delta është ende varianti mbizotërues në Greqi, por ai tha se ekspertët vlerësojnë se Omicron do të mbizotërojë. Ai vuri në dukje se qeveria ka vendosur disa kufizime udhëtimi, duke përfshirë kërkesën për një test të pastër për udhëtarët e vaksinuar dhe të pavaksinuar që hyjnë në Greqi, për të penguar përhapjen e tij dhe për të lejuar që më shumë njerëz të vaksinohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco