Shënohen 77 vdekje dhe 4801 raste të reja me coronavirus, në 24 orët e fundit në Greqi

Shënohen 77 vdekje dhe 4801 raste të reja me coronavirus, në 24 orët e fundit në Greqi

17:59, 15/12/2021
A+ Aa A-

Autoritetet e Greqisë bënë të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruara në 24 orët e fundit janë 4801, nga të cilët 12 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 1 017 445. Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 683.

Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 553 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 130 janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 3 632 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 353.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 77, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 19 553 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco