Mbante peng dhe kërcënonte se do vriste nënën e tij, 49-vjeçari plagos me thikë policin

Mbante peng dhe kërcënonte se do vriste nënën e tij, 49-vjeçari plagos me thikë policin

08:34, 13/12/2021
A+ Aa A-

Një 49-vjeçar, i cili raportohet se kishte probleme psikologjike, mori peng të ëmën dhe e kërcënonte se do ta vriste me thikë. Ngjarja ka ndodhur  në zonën Menidi në Athinë.

Policia dhe një negociator special shkuan në vendngjarje. Më në fund ata arritën ta nxirrnin nënën e tij nga shtëpia.

Mirëpo gjatë negociatave një punonjës policie ka mbetur i plagosur lehtë dhe është dërguar në spital për trajtim.

Autori u arrestua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco