Shqetësim në Greqi për numrin e madh të intubimeve dhe vdekjeve nga Covid

Shqetësim në Greqi për numrin e madh të intubimeve dhe vdekjeve nga Covid

08:20, 10/12/2021
A+ Aa A-

Athinë – Pavarësisht shenjave se vala e katërt pandemike në Greqi po zbehet, rastet aktive vazhdojnë të lëvizin mbi 50 mijë, ndërkohë që 4800 pacientë janë në spital me Covid dhe sipas ekspertëve, numri i pacientëve të intubuar do të jetë nga 650 në 700 gjatë gjithë dhjetorit.

Gjithsej 5,523 raste të reja, 81 vdekje dhe 708 pranime në spital u raportuan të enjten. Ekspertët grekë vunë në dukje se numri i diagnozave pozitive këtë javë është ulur me 11% krahasuar me javën e kaluar, ndërsa pranimet e reja në spital ranë 8%. Megjithatë, pranimet në ICU u rritën me 8% dhe vdekjet me 3%.

Ekspertët përsëritën se dozat përforcuese janë një armë e rëndësishme dhe e sigurt në luftimin e virusit dhe njerëzit nuk duhet të hezitojnë më. Pavarësisht stabilizimit të barrës epidemike në vende si Janina dhe Korfuzi, ka pasur një rritje të rasteve tek moshat 50-65 vjeç. Emëruesi i përbashkët në këto zona është se vetëm 50% e të vaksinuarve kanë marrë dozë përforcuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco