Vazhdon të jetë shqetësuese situata e Covid-19 në Greqi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8100 raste të reja.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 91 pacientë, me gjithsej 17 517 të vdekur në vend.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është rritur ndjeshëm edhe numri i pacientëve në intubim edhe pse një pjesë e tyre janë të vaksinuar.
© SYRI.net