Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Greqi, Plevris: Pandemia pritet të arrijë kulmin në dhjetor

Greqi, Plevris: Pandemia pritet të arrijë kulmin në dhjetor

10:18, 23/11/2021
A+ Aa A-

Athinë - Ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris tha të hënën se rastet me koronavirus do të vazhdojnë të rriten, duke shtuar se ka dy rrugë të mundshme për sëmundjen.

Skenari i mirë, u tha ai gazetarëve në Parlamentin grek, është që pandemia të arrijë kulmin në javën e parë të dhjetorit; skenari i keq e sheh kulmin pas Krishtlindjeve.

Plevris përsëriti se "nuk do të ketë (bllokim të përgjithshëm), as nuk ka një rekomandim për këtë nga komiteti shkencor" që këshillon qeverinë. Arsyeja: “73% e popullsisë së rritur është vaksinuar dhe nuk rrezikon nga sëmundje të rënda”, tha ministri.

Dhe, megjithëse ministri tha se vaksinat përforcuese "po shkojnë shumë mirë", ai pranoi se, me rritjen e presionit në sistemin shëndetësor nga vala aktuale pandemike, "ne nuk kemi atë numër vaksinash që duam... nuk ka interes nga të moshuarit për dozën e parë.” Ai sqaroi se të pavaksinuarit mbi moshën 60 vjeçare në përgjithësi nuk janë të interesuar për injeksione.

Rezervimet për dozat e para të vaksinave janë rritur në javët e fundit, pas rritjes së infeksioneve të reja, por ato vijnë kryesisht nga të rinjtë.

"Ne do të kemi një dimër të vështirë përpara nesh," tha Maria Theodoridou, Presidente e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, gjatë konferencës së rregullt të së hënës për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco