Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Aksidenti me 46 viktima, Maqedonia e Veriut në zi kombëtare

Aksidenti me 46 viktima, Maqedonia e Veriut në zi kombëtare

09:20, 23/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Stevo Pendarovski e shpalli këtë të martë ditë zie kombëtare në Maqedoninë e Veriut për humbjen e 46 qytetarëve në aksidentin tragjik në Sofje.

Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari.

"Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe u lënduan në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje", ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

Ai pret që autoritetet të bëjnë një hetim të plotë, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e tragjedisë, e cila siç shprehet ai nuk mbahet mend në historinë tonë të re.

"Në ditët e zisë që pasojnë, uroj paqe të qetë shpirtrave të të vdekurve dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve", shkruan Pendarovski.

Tragjedia e  madhe ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në një autostradë në Bullgari.  46 persona,  përfshirë 12 fëmijë nën moshën 18 vjeç, u vranë në një autobus të djegur të Besa Trans . Vetëm shtatë mbijetuan, duke thyer xhamat e autobusit për të dalë. 

 "Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë," tha ministri i Brendshëm bullgar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco