Greqi/ 6950 raste të reja dhe 80 viktima nga Covid

Greqi/ 6950 raste të reja dhe 80 viktima nga Covid

17:04, 16/11/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, 8129 raste të reja me COVID-19 dhe 80 viktima u regjistruan në Greqi.

Krahasuar me dje numri i rasteve është rritur, pasi të hënën ishin 6950 raste të reja me Covid. Po ashtu edhe numri i viktimave është rritur, dje ishin 72 dhe sot 80.

547 janë pacientët e intubuar në spitale që vijojnë betejën në gjendje të rëndë. Situata në vendin fqinj nuk është aspak pozitive në javët e fundit me numrin e rasteve që janë rritur në mënyrë të frikshme.

Numri i pacientëve të rinj të shtruar në spital arriti në 450. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë regjistruar gjithsej 16.923 vdekje. Nga pacientët e intubuar, 455 (83,18%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 92 (16,82%) janë plotësisht të vaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco