Koronavirusi shkakton 72 të vdekur në Greqi, regjistrohen 695 raste të reja

Koronavirusi shkakton 72 të vdekur në Greqi, regjistrohen 695 raste të reja

17:40, 15/11/2021
A+ Aa A-

Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 6950, nga të cilat 15 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 838 824. Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 551. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 460 janë të pavaksinuar

ose pjesërisht të vaksinuar dhe 91 janë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, 3 404 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 365.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 72 , ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 16 838 vdekjeve janë regjistruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco