Klodiana Çela: Kronika e marrëdhënies katastrofike me doktorin, detaje të reja

Klodiana Çela: Kronika e marrëdhënies katastrofike me doktorin, detaje të reja

08:21, 12/11/2021
A+ Aa A-

Klodiana Çelo është shqiptarja, që qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj grek ditën e djeshme.

Ndërsa dhe sot Çelo ka qënë në qendër të mediave helene të cilat kanë treguar detaje si ndodhi e gjithë ngjarja.

Sipas këtyre mediave George Neos dhe Klodiana ishin njohur në punë dhe nga kjo lidhje në jetë erdhi vajza e tyre 13 vjeçare.

Mjeku i martuar dhe babai i dy fëmijëve, nuk e imagjinonte se kjo lidhje jashtëmartesore do t’i kushtonte jetën.

Kur Neos mësoi se grua me të cilën kishte një lidhje jashtë martesore kishte mbetur shtatzënë, ai e njohur fëmijën por ja kishte bërë të qartë Klodianës se në asnjë rrethanë nuk do të zgjidhte martesën sipas mediave helene.

Të njëjta informacione thonë se Klodiana pas lindjes së fëmijës ka shantazhuar okulistin teksa ishte i martuar për t’i marrë para.

 Si rezultat, okulisti nisi të gjitha procedurat ligjore. 

Pas kësaj Klondiana u dënua me një vendim të parevokueshëm nga Gjykata e Lartë për zhvatje dhe më pas 68-vjeçari arriti të marrë kujdestarinë e fëmijës për ta rritur në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm me gruan e tij angleze.

Nga ana tjetër Klodiana mendonte se qëllimi i mjekut ishte që t’ja merrte fëminë e saj dhe ta lëndonte.

Klodiana teksa shikonte fëmijën e saj të rritej me të atin dhe gruan e tij angleze, larg përqafimit të saj filoi të ksihte tendenca xhelozie dhe fanatizmi duke shfaqur një sjellje delikuente të pajustifikuar.

Që atëherë një rrugëtim i gjatë gjyqësor ka nisur për okulistin, të cilit iu desh të përballej me padi të përsëritura nga ish e dashura e tij.

Sipas informacioneve nga miqtë e Klodianës por edhe nga lagja ku banonte mjeku ajo e ka studiuar planin e sulmit për një kohë të gjatë.

Sipas fqinjëve të mjekut ata e kishin parë të endej nëpër lagje teksa vite më parë ajo pati dhe një grindje edhe me gruan angleze të okulistit.

Klodiana  filloi të vëzhgonte lëvizjet e mjekut pa u vënë re fillimisht, pasi okulist prej vitesh kishte marrë masa paraprake që e ndalonin afrimin e saj në një distancë prej 100 metrash.

Klodiana u prezantua para njerëzve që e njihnin për herë të parë, herë si artiste, herë si trashëgimtare e një pasurie “të patreguar”, prej të paktën 3,000,000,000 euro , që ajo pretendonte se i kishte në Shqipëri!

 Ajo u përpoq në çdo mënyrë të demonizojë personalitetin e mjekut të cilin e akuzoi si “truri” i një qarku me anëtarë prokurorë, avokatë, biznesmenë të mëdhenj e gazetarë, të cilët vepruan të gjithë së bashku për t’i sekuestruar pasurinë e saj “të patreguar” por edhe për t'i marrë vajzën e saj.

Gruaja  telefononte gazetarët dhe mediat duke u përpjekur t'i bindte se ishte viktimë e mjekut për të bërë publike historinë e saj. 

Mirëpo, një person nga mjedisi i saj familjar pohon se kjo grua ka pasur sjellje delikuente dhe të dhunshme ndaj fëmijës së saj, ndërkohë që po përballej edhe me shumë probleme psikologjike të cilat ajo vetë nuk i pranon.

Ndërsa  mjeku 68-vjeçar është në gjendje kritike për shëndetin pasi u qëllua nga Klodiana  në Chalandri.

Operacioni i tij  zgjati 8 orë dhe sipas avokatit të tij, Alexandros Alexandrakis, janë hequr 4 plumba. 

Të dy u hoqën nga stomaku, një nga fshikëza dhe një tjetër nga gjoksi.

“Është një histori e trishtë. Klienti im pati një moment fatkeq në jetën e tij dhe nga ky moment pati një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore me autoren. Ajo filloi ta shantazhonte dhe t'i zhvaste para. Ishte një person me reagime të paparashikueshme, me episode maniake'' është shprehur avokati i 68 vjeçarit.

Përveç kësaj, ai shtoi se autorja kishte sulmuar edhe gruan e 68-vjeçarit.

“ Pesë vite më parë ajo u sulmua jashtë shtëpisë së saj në sy të fëmijës. Klodiana e hodhi gruan e klientit tim në dysheme dhe filloi ta godiste me këmbë në kokë. Kjo është arsyeja pse ajo u dënua ”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco