Iu ushtrua presion? ‘Shfaqet’ deputeti i BESËS: Jam në vend të sigurt dhe në anën e duhur

Iu ushtrua presion? ‘Shfaqet’ deputeti i BESËS: Jam në vend të sigurt dhe në anën e duhur

22:14, 11/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes ‘Besa’, Kastriot Rexhepi është shfaqur përmes një video-mesazhi të publikuar në faqen e vet në Facebook, ku hedh poshtë aludimet për zhdukjen jashtë vullnetit të tij. Rexhepi thotë se është mirë, në vend të sigurt dhe në anën e duhur.

Teksa thekson se siguria dhe paqja e vendit duhet të jetë gjëja më e rëndësishme, deputeti i ‘Besës’ shton se kryetari i partisë së tij Bilall Kasami nuk duhet të shqetësohet për të, sepse ai është me shqiptarët dhe me ndërkombëtarët.

“Jam në BE dhe NATO dhe jo me qarqet antishqiptare. Këtë po jua them me ndërgjegje të plotë dhe sapo të kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve, do paraqitem para mediave për t’i sqaruar të gjitha”, thotë Rexhepi.

Më herët përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kastriot Rexhepi njoftoi shkurt se nuk do të votojë për rrëzimin e Qeverisë, për shkak të mundësisë të hapjes se bisedimeve me BE-në.

Por kryetari i Besës Bilall Kasami tha se ka dyshime që deputeti Kastriot Rexhepi është ndaluar kundër vullnetit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco