Regjistrohen 13 viktima dhe 432 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 13 viktima dhe 432 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

17:16, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.663 teste, ndërsa janë regjistruar 432 raste të reja me coronavirus.

Shkupi – 142, Manastiri – 47, Prilep – 31, Kumanova – 22, Kavadari – 19, Tetova, Velesi dhe Koçani nga 18, Shtip dhe Radovishi nga 12, Demir Hisar – 9, Gjevgjelia, Resnja dhe Dellçeva nga 8, Vinica – 7, Gostivari, Negotino, Kriva Pallanka, Berova dhe Kratovë nga 6, Ohri dhe Kërçova nga 5, Strumica – 4, Krusheva – 3, Makedonska Kamenica – 2, Bogdanci, Demir Kapia, Pehçeva dhe Dojrani nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 448 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 13 viktima. 4 të vdekur nga Shkupi (45, 78, 88 dhe 90), 2 të vdekur nga Kumanova (42 dhe 70), Manastiri (51 dhe 68) dhe Prilepi (66 dhe 70), dhe një i vdekur nga Dellçeva (74), Velesi (79) dhe Koçani (55).

Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar pesë persona të vdekur me datë vdekje nga data 04.11.2021 deri më 09.11.2021. Janë regjistruar personat e vdekur nga Kriva Pallanka (2), Shkupi (1), Prilepi (1) dhe Vinica (1), të moshës 57-82 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 207.998, numri i të shëruarve është 192.370, numri i të vdekurve është 7.294, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.334.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco