Nuland dhe Dendias diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Nuland dhe Dendias diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

09:45, 11/11/2021
A+ Aa A-

Nënsekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland tha se foli të mërkurën me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. njoftoi Kathimerini.

Nuland tha se ajo falënderoi Greqinë "për udhëheqjësinë e saj" në rajon dhe "mbështetjen e saj të qëndrueshme për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor".

Kjo vjen pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili njoftoi dorëheqjen e tij për rezultate të dobëta në zgjedhjet lokale muajin e kaluar, pritet të qëndrojë në detyrë derisa situata politike të stabilizohet, sipas raporteve të mediave të mërkurën.

Partia në pushtet LSDM e Zaevit e mori vendimin të martën mbrëma, duke reaguar ndaj mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë të paraqitur nga partitë opozitare të udhëhequra nga VMRO-DPMNE e qendrës së djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco